Loerma Shpk ju mundëson të rezervoni online tani shërbimet që ju nevojiten!
LOERMA ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në fushën e mjedisit, në hartimin e dokumentacionit të vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe në auditimin mjedisor. Një nga parimet e LOERMA është të respektojë cilësinë e jetës, të konsiderojë impaktin e zhvillimit të burimeve natyrore dhe të vlerësojë impaktet pozitive dhe negative në mjedis.
Qëllimi i kompanisë sonë është t’iu ofrojë klientëve tanë projekte me informacion të saktë, bazuar në metodat e duhura shkencore dhe të ofrojë zgjidhje menaxheriale praktike e ekonomike që iu lejojnë klientëve tanë të jenë në përputhje me objektivat e tyre dhe me detyrimet ligjore.
Ky qëllim arrihet përmes një skuadre të dedikuar me ekspertizë dhe eksperiencë të përshtatshme për çdo projekt. Secili projekt funksionon me personel edhe në zyrë edhe në terren, për të siguruar konsistencë dhe cilësi brenda projektit.
Përgatitja dhe aplikimi i dokumentacionit për tu pajisur me leje mjedisore dhe licensë mjedisore.
Kampionim (ujë, ajër, nivele të zhurmës, Analiza të ujërave dhe monitorim i cilësisë së mjedisit
Analiza e gjendjes ekzistuese të mjedisit natyral, për median mjedisore (ujë, ajër, natyrë)
Konsulenca konsiston në:
Vlerësimi i ndikimit mjedisor konsiston në:
Monitorim mjedisor konsiston në:
Suksesi i shërbimeve tona mjedisore mbështetet shumë nga Laboratori ynë i brendshëm i Certifikuar sipas standardit ISO 17025: 2017. Ne sigurohemi që të përmbushim standardet më të fundit përmes trajnimit të vazhdueshëm të stafit tonë teknik, investimeve në teknologji inovative, kalibrimit periodik të pajisjeve, përdorimit të reagentëve të prodhuar nga kompani të certifikuara dhe përdorimit të materialeve të certifikuara referues (CRM). Kjo është ajo që garanton paanshmërinë dhe besueshmërinë e rezultateve.