Loerma Shpk ju mundëson të rezervoni online tani shërbimet që ju nevojiten!
LOERMA operon një laborator matës të pavarur i cili është i-akredituar si laborator testimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit në përputhje me SSH ISO/IEC 17025:2017. Klientët mund të kenë akses dhe asistencë në përvojën shumëvjeçare të analizave të ujit, ajrit dhe nivelit të zhurmës. Ekipi i specialistëve në laboratorin LOERMA është i përbërë nga biologe, kimistë, inxhinierë dhe teknikë mates, staf i cili mbështetet në një përvojë të pasur.
Ne laboratorin LOERMA sh.p.k., ne ofrojmë shërbimet analitike më të avancuara(analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit; duke nisur nga konsultimi, tek marrja e kampionit, e deri tek dhënia e rekomandimeve të bazuara në rezultatin analitik. Të gjitha këto testime janë sfiduese dhe kërkojnë standarde të besueshme mbi të cilat kryhen sherbimet, kufij të ulët zbulimi dhe të dhëna me cilësi të njohur, në mënyrë që të arrihen rezultate të raportuara brenda limitit standard.
LOERMA është e përkushtuar dhe e fokusuar në ofrimin e rezultateve të testimit mjedisor te cilësisë me të lartë. Firma ka fituar statusin e saj për ekspertizën dhe shërbimin në mbështetje të përcaktimeve të cilësisë së ajrit të ambienteve të brendshme dhe ajrit në mjedis në lidhje me vlerësimet e rrezikut shëndetësor.
Laboratori LOERMA për ti ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve dhe institucioneve të cilët janë të detyruar të kryejnë matje periodike të nivelit të zhurmës, Loerma ka shtuar prej shumë vitesh shërbimin e matjes dhe monitorimit periodik të nivelit të zhurmës. Këto matje kryhen konform legjislacionit në fuqi dhe duke u bazuar dhe ndjekur çdo udhëzim të standardeve ndërkombëtare SSH ISO 1996-2:2017 dhe SSH EN ISO 9612:2009.