Loerma Shpk ju mundëson të rezervoni online tani shërbimet që ju nevojiten!
LOERMA SH.P.K. është licensuar për të luftuar dëmtuesit shtëpiak dhe depozituesit, bartësit e sëmundjeve të transmetueshme dhe ata të cilët kanë rëndësi epidemiologjike. Kompania LOERMA është më e madhja në qarkun e Elbasanit, e cila mbulon 100% të territorit të Elbasanit. Ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në qytete të tjera të republikës së Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Berat, Lushnje, Fier, Lezhë, etj.
Shërbimi i Dezinfektimit “Indoor & Outdoor Service” përmes një ekipi ekspertësh tepër të specializuar ne kryejmë fushata periodike dezinfektimi brenda dhe jashtë ambienteve të ndërtesave të banimit, bizneseve, institucione publike të ndryshme, ambiente publike, etj.
Shërbim Dezinsektim- Deratizim, LOERMA është një nga kompanitë kryesore në fushën e kontrollit të integruar të dëmtuesve. Ka përvojë të gjerë në dezinfektimin kundër këpushave, mushkonjave, mizave, furrtarieve dhe vazhdimisht po punon për të zvogëluar numrin e brejtësve në biznese të nryshme, institucione dhe ambiente publike.
Deratizim është asgjësimi i brejtësve, bartës të shkaktarëve të sëmundjeve infektive, me metoda mekanike, kimike dhe biologjike
Dezinfektim është asgjësimi, jashtë organizmit të njeriut, i agjentëve infektivë, nëpërmjet metodave mekanike, fizike dhe kimike.
Dezinsektim është asgjësimi i vektorëve që transmetojnë ose jo sëmundjet infektive, me metoda mekanike, kimike dhe biologjike.
Qëllimi nëpërmjet ofrimit të shërbimit DDD është zvogëlimi i probabilitetit të shfaqjes së insekteve të dëmshme, mundësimi i reagimit adekuat në rastet e shfaqjes se tyre, sigurimi i mbajtjes nën kontroll në mënyrë efektive, eliminimi i rreziqeve për shëndetin e individëve dhe sigurinë e mjedisit.
Dezinfektimi është proçes i zvogëlimit të numrit të mikro-organizmave patogjenë, por jo i sporeve të baktereve, nga objektet e ndryshme apo nga lëkura, deri në atë shkallë që nuk e dëmton shëndetin. Dezinfektimi largon mikroorganizmat pa sterilizim të plotë për të ulur kështu transmetimin e mikroorganizmave ndërmjet pacientëve.