Subjektit “LOERMA” sh.p.k. është rregjistruar në Q.K.B. në datë 28.05.2010 dhe ka NIPT L02928204T. Si pjesë e këtij subjekti janë një grup specialistësh të fushave të kimisë, bio-kimisë, pyjeve, mekanikës, elektrikë, të ndërtimit si dhe mjek dhe psikologë pune me eksperienca të vlerësueshme në fushat respektive.
MISIONI
Misioni ynë është që të ofrojmë shërbime cilësore, në secilën fushë/veprimtari profesionale të subjektit tonë, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi, duke siguruar dhe garantuar një shërbim cilësor dhe në kohë reale ndaj klientëve tanë. Nëpërmjet shërbimeve tona, ndihmojmë në zgjidhjen e një sërë problematikash që u shfaqen klientëve tanë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
VIZIONI
Vizioni ynë është që të zhvillojmë pandërprerje stafin tonë në mënyrë që të ofrojmë në çdo kohë dhe me cilësinë maksimale, shërbime të specializuara nëpërmjet projekteve Inxhinierike, Ekspertizës dhe Këshillimeve për të gjitha fushat e veprimtarive që ushtron subjekti ynë.
SUKSESI
Drejtuesit e Subjektit LOERMA, kanë si motiv dhe në qendër të vëmendjes të kryejnë dhe drejtojnë punën në grup për arritjen e suksesit të synuar. Grupi i ekspertëve që është krijuar, kombinon profesionalizmin dhe eksperiencën e secilit për të arritur dhe tejkaluar pritshmëritë e klientit