LOERMA ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në fushën e mjedisit, në hartimin e dokumentacionit të vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe në auditimin mjedisor. Një nga parimet e LOERMA është të respektojë cilësinë e jetës, të konsiderojë impaktin e zhvillimit të burimeve natyrore dhe të vlerësojë impaktet pozitive dhe negative në mjedis.
Qëllimi i kompanisë sonë është t’iu ofrojë klientëve tanë projekte me informacion të saktë, bazuar në metodat e duhura shkencore dhe të ofrojë zgjidhje menaxheriale praktike e ekonomike që iu lejojnë klientëve tanë të jenë në përputhje me objektivat e tyre dhe me detyrimet ligjore.
Ky qëllim arrihet përmes një skuadre të dedikuar me ekspertizë dhe eksperiencë të përshtatshme për çdo projekt. Secili projekt funksionon me personel edhe në zyrë edhe në terren, për të siguruar konsistencë dhe cilësi brenda projektit.
Konsulenca konsiston në:
- Identifikimi dhe vlerësimi i alternativave në përputhje me kriteret e propozuara mjedisore;
- Pjesëmarrja në zhvillimin e projektit që ka ndikimin më të vogël negativ në mjedis dhe optimizimi i alternativave të zgjiedhura;
- Vlerësimi i ndikimit në mjedis për alternativat e zgjedhura bazuar në metodologji të provuara;Analiza e gjendjes ekzistuese të mjedisit natyral, për median mjedisore (ujë, ajër, natyrë);
- Implementimi i matjeve zbutëse në mënyrë që të zvogëlohen më tej ndikimet negative në mjedis
- Analiza e gjendjes ekzistuese të mjedisit njerëzor (social, historik, ekonomik), si dhe ndikues ekzistues të rëndësishëm;
Vlerësimi i ndikimit mjedisor konsiston në:
- Analiza e gjendjes ekzistuese të mjedisit natyral, për median mjedisore (ujë, ajër, natyrë);
- Analiza e gjendjes ekzistuese të mjedisit njerëzor (social, historik, ekonomik), si dhe ndikues ekzistues të rëndësishëm;
- Identifikimi dhe vlerësimi i alternativave në përputhje me kriteret e propozuara mjedisore;
- Pjesëmarrja në zhvillimin e projektit që ka ndikimin më të vogël negativ në mjedis dhe optimizimi i alternativave të zgjiedhura;
- Vlerësimi i ndikimit në mjedis për alternativat e zgjedhura bazuar në metodologji të provuara;
- Implementimi i matjeve zbutëse në mënyrë që të zvogëlohen më tej ndikimet negative në mjedis.
Monitorim mjedisor konsiston në:
Suksesi i shërbimeve tona mjedisore mbështetet shumë nga Laboratori ynë i brendshëm i Certifikuar sipas standardit ISO 17025: 2017. Ne sigurohemi që të përmbushim standardet më të fundit përmes trajnimit të vazhdueshëm të stafit tonë teknik, investimeve në teknologji inovative, kalibrimit periodik të pajisjeve, përdorimit të reagentëve të prodhuar nga kompani të certifikuara dhe përdorimit të materialeve të certifikuara referues (CRM). Kjo është ajo që garanton paanshmërinë dhe besueshmërinë e rezultateve.
- Kampionim (ujë, ajër, nivele të zhurmës);
- Analiza të ujërave;
- Monitorim i cilësisë së mjedisit (afatgjatë dhe i vazhdueshëm);
- Vlerësime dhe rishikime shkencore;
- Monitorimi i shkarkimeve në mjedis (ajër dhe ujë);
- Auditim mjedisor i zonës së zhvillimit të projektit;
- Monitorim i mjedisit në vendin e punës;
- Monitorimi i hapësirave të kufizuara;
- Monitorimi i ndotësve në ajer (kancerogjen/mutagjen,etj.);
- Evidentimi i pikave sensitive me qëllim hartimin e planit për përmirësimin, parandalimin dhe shmangien e ndikimeve të mundshme;
- Zbatimi i kushteve të lejes së mjedisit që lidhen më monitorimin;
- Analizimi i emetimeve në ajer dhe i cilesisë së ajrit;
- Analizimi I niveleve të zhurmës në mjedis dhe vendin e punës;
- Përgatitja e Programit të Monitorimit (komponentët, stacionet, frekuencat etj.)